Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë, mbrëmjen e së martës e kërkoi edhe një vajzë në Rahovec, e cila deklaroi se motra e saj e mitur është zhdukur.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 15-vjeçarja është gjetur mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në fshatin Çifllak dhe e njëjta më pas është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore.
Gazeta mëson se viktima ka pohuar se një person ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
29-vjeçari është identifikuar, por i njëjti ende nuk është arrestuar ende për shkak se nuk dihet ende vendndodhja e tij.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.