Memli Krasniqi mirënjohës ndaj gazetarëve për angazhimin në shërbim të informimit të saktë e transparent

Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë ka nderuar gazetarët, e përfaqësues të mediave në Kosovë, me pritjen e fundvitit.

Në një atmosferë festive, nikoqiri i mbrëmjes, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shprehur gazetarëve mirënjohjen më të lartë për angazhimin e tyre, pavarësisht sfidave që kaluan për shkak të zhvillimeve.

”Në pritjen e fundvitit që organizuam për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave, u shpreha mirënjohjen time më të lartë për angazhimin e tyre të palodhshëm gjatë këtij viti, më sfiduesi për ta, në shërbim të informimit të saktë, të shpejtë, transparent dhe objektiv të qytetarëve, për ngjarjet dhe dinamikat në vendin tonë”.

”Ndonëse kaluam një vit jo të lehtë, këtë herë në një ambient festiv zgjodhëm t’i përmendim më shumë sukseset e ngjarjet e mira, me shpresën dhe urimin që Viti i Ri 2024 të jetë më i mbarë për të gjithë.
Gëzuar!”.