Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e Partisë Socialdemokrate.
Ky vendim është marrë nga KQZ-ja. me arsyetimin se kjo parti, e ka pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pas vendimit ka reaguar kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj.
Molliqaj tha se kjo parti ka thirrë kuvendin e saj dhe e ka njoftuar Komisionin Qendror.
Sipas tij, pezullimi është dashakeqësi për PSD-në.
“Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, tha ai.