Kërkesa e BE’së, Kurti: Vendosim sapo ta vërtetojmë se Serbia po e zbaton vendimin e saj për targat RKS

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do ta marrë vendimin për zbatimin e marrëveshjes për targat, sapo të vërtetohet se Serbia është duke e zbatuar vendimin e saj.

Ai ka thënë se vendimi i Beogradit për njohjen e tabelave RKS vjen pas më shumë se 10 vjet të moszbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, derisa ka thënë se edhe ky vendim është manipulues.

“Targat sivjet po përdoren për ta ulur presionin nga Perëndimi mbi Serbinë për zgjedhjet jodemokratik, për ta maskuar dështimin e tyre të 24 shtatorit. Është një manovër e radhës, jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për hri të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë, njofton KlanKosova.tv.

“Qëndrimi ynë për targat ka qenë në parimin e reciprocitetit, të jetë parimor dhe konstruktiv. Vendimin tonë të barasvlershëm do ta marrim sapo që policia jonë kufitare ta vërtetojë që Serbia po e zbaton pa pengesa vendimin e saj”.