Janë raportuar të zhdukur një burrë dhe një grua dje.
Në rastin e parë një grua ka njoftuar policinë për zhdukjen e vëllait të saj.
“Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 20.12.2023, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq një grua është zhdukur në Rahovec.
“Fsh. Dobidol Rahovec 26.12.2023 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në njoftim.