Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.
Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Osek Hile të Gjakovës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për të cilin ka deklaruar se e ka rrahur.
https://permbledhja.com/pro-apo-kunder-shamise-ne-shkolla-keto-jane-pergjigjet-e-disa-prej-qytetareve-te-gjakoves/
Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve që mori nga dhuna, 62-vjeçarja është dërguar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.