Është shtyrë seanca e mbajtur ditën e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Sipas informacioneve avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me parashtrimet. Gjithashtu ata kanë kërkuar dhe përjashtimin e Irena Gjokës
Gazetari i Eruonews Albania, Eni Ferhati njofton se seanca e rradhws do të mbahet të nesërmen (27.12.2023) në orën 11:00.
“Avokatët kanë kërkuar që të njihen me parashtrimet që Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatë, krahas atyre në Këshillin e Rregulloreve për imunitetin dhe mandatin. Ata gjithashtu kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga kjo çështje.
Për të vetë personi Sali Berisha është shprehur se ajo është në konflikt interesi pasi ajo është shkarkuar nga detyra në kohën kur Sali Berisha mbante detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të lartë të drejtësisë. Nga ana tjetër pritet që një gjyqtar tjetër të shqyrtojë gjatë kësaj periudhe kohë këtë kërkesë”,-tha gazetari Eni Ferhati.