Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.
Ky Ligj u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të partisë në pushtet, përcjell klankosova.tv.
Edhe LDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se ”Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.
Sipas Qeverisë, Fondi Sovran siç shkruan Ekonomia Online, do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës.
Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.