Pas deklaratave të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e brendshme e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se vitin e ardhshëm mund ta shkruaj një draft-statut për formimin e asociacionit në koordinim me ministrat e tij Nenad Rashiq, dhe Elbert Krasniqin.
Por, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se Kurti po tenton që të mbulojë marrëveshjen e dëmshme që i ka sjellë Kosovës. Sipas tij, Kurti dëshiron që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme pa e formuar asociacionin edhe pse tashmë e ka pranuar dhe siç thotë nuk mund të zhbëhet
Skandaloze i quan deklaratat e Kurtit edhe deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi, sipas saj Kurti, LDK-ja pret që qeveria, draft statutin e pranuar ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese
“… Kurti duhet ta dijë se nuk është duke folë para këshillit të VV-së, por është duke folë në emër timin e tonin si qytetar të Kosovës, me bashkësinë ndërkombëtare, kjo është vetëm një deklaratë skandaloze e rradhës ”, tha Krasniqi.
Ditë më parë kryeministri Kurti ka prezantuar një plan shtatë pikesh sipas të cilit shqyrtohen pikat të cilat dërgojnë drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë./21Media