Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është djegur bashkë me veturën në të cilën ndodhej.
Sot, pas mesnatës, Policia ka marrë informata se është duke u djegur një veturë në rrugën “Kastriotët” në Prizren.
Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është kuptuar se në veturë gjendet edhe një person, i cili është djegur.
Viktima dyshohet të jetë Sh.K i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë i Prizrenit, ndërsa vetura është Golf 2.