Ky fundvit, Ministrinë e Arsimit e pret me një kërkesë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.
Kreu i këtyre të fundit, do të kërkojë që me kontratën e re kolektive, t’iu jepet rroga e 13-të mësimdhënësve të dalluar.
Për këtë, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi për Front Online tha se deri më tani nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare.
Megjithatë, ai thotë që qëllimi duhet të jetë arritja e cilësisë në arsim, pastaj të diskutojnë për rrogat.
“Nuk ka ndonjë festë zyrtare, e as nuk ndonjë iniciativë zyrtare për diçka të tillë, megjithatë në bashkëpunim me SBASHK-un qëllimi i përbashkët me arrit cilësinë në arsim, pastaj pagat e 13-ta e të 14-ta, mundemi me i diskutu”, u shpreh ai.
Kelmendi pyetet nëse do ta realizojnë një kërkesë të tillë, mirëpo ai tha që nuk e kanë diskutuar.
“Nuk është kërkuar diçka, dhe nuk është diskutuar, ne në media e kemi parë një kërkesë të tillë dhe nuk është diçka zyrtare, nuk e di nëse ka qenë deklaratë spontane”, tha ai