Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët e Krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
“Duke marrë shkas nga fryma festive që sjell festa e Krishtlindjeve le të ju drejtohemi vlerave që na lidhin së bashku: uniteti, paqja dhe vullneti i mirë.
Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë”.
“Le të punojmë dhe shpresojmë që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha, prosperitet dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Nëkëto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës”, thuhet në njoftim.