Në derbin më të madh të futbollit në Kroaci, Dinamo e ka mundur 4:1 Hajdukun.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Jani Atanasov, por Marin Baturina, Arijan Ademi, Amer Gojak dhe Mislav Orsic përmbysën rezultatin dhe dhuruan fitoren Dinamo Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.
Festa ishte e madhe tek tifozët e Dinamos dhe një nga fotot më të çuditshme të mbrëmjes është ajo që tregon këmbën artificiale në stadiumin Maksimir.
https://permbledhja.com/alban-veseli-tradhton-per-here-te-dyte-kb-rahovecin-arrin-marreveshje-me-kete-skuader/
Në të kishte logo të tifozëve BBB dhe ishte hedhur nga tribuna veriore, e që pas festës është marrë nga Mislav Orsic. Index Hr raporton se ai e ka dorëzuar në polici dhe i është kthyer me sukses pronarit.
Personi që e bëri këtë veprim ka reaguar në rrjetet sociale, ku ai tregoi këmbën dhe shpjegoi veprimin e tij:“E hodha këmbën protezë. Ajo është aty, mos u shqetësoni. Ia hodha Petkovicit për të luajtur më mirë”, shkroi ai.