Foto ilustruese
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në hyrje të Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj.
Tutje në njoftim thuhet se këto pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës me autoritetet doganore po punojnë në vazhdimësi në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të tyre për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Prioritet i organeve kompetente të sigurisë mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizje së lirë për të gjithë njerëzit pa dallim.
Në këtë fushëveprim sot me datë 24.12.2023, rreth orës 10:00, në hyrje të Republikës së Kosovës në Merdar gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja, respektivisht kontrollimit me skaner të valixheve, në valixhen e një pasagjeri autoritete kufitare (policore dhe doganore) kanë hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake: tri (3) thika luftarake, dy (2) radiolidhje-motorola, një (1) çantë ushtarake, një (1) jelek taktik, një (1) palë doreza, një (1) helmetë taktike, tri (3) bateria, dy (2) këllëf për revole, një (1) imtim i predhës, etj.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti“import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”
Pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente.