Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha sot se Kosova po fsheh raportet për autopsinë e serbëve të vrarë në sulmin në Banjskë dhe se kanë kaluar tre muaj pa marrë rezultatet e autopsisë nga familjarët dhe të afërmit e viktimave.
“Ne i kemi kërkuar raportet e panumërta, kanë thënë se është bërë autopsia dhe kur kemi pyetur nuk na kanë thënë se kush e ka bërë”, nënvizoi ai.
“Për ne ata janë njerëz dhe përderisa të jetë e shenjtë do të kërkojmë se si dhe pse u vranë me gjakftohtësi. Kjo është dëshmi se si i trajtuan njerëzit tanë”, deklaroi ai, transmeton KO.