Presidentja e Kosovës i ka uruar Krishtlindjet besimtarëve të krishterë, duke thënë se Krishtlindja është kohë reflektimi e solidariteteti.
Ajo ka thënë se në këtë ditë kremte “le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë”.
Urimi i plotë:
Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.
Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.
Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!
Gëzuar për shumë mot!