Një zyrtar komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar derisa ishte në kontroll për inspektimin e ndërtimit dhe duke i vënë shiritin për ndalimin e punës për ndërtim pa leje të një objekti është kanosur nga një person.
Policia ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull zyrtar në komunën Mitrovicë veri, ka raportuar se derisa ishte në kontroll për inspektimin e ndërtimit pa leje dhe duke i vënë shiritin për ndalimin e punës për ndërtim pa leje të një objekti është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.