Besa rikthehet pas 12 vitesh në festivalin e RTSh-së

Këngetarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka vendosur që pas 12 vitesh pauzë të rikthehet në Festivalin e Kengës së Radiotelevizionit shqiptar.

Pas kaq kohësh mungese në festival, Besa do të vijë para publikut me një baladë, e bashkëshkruar me Kledi Bahitin.

Adhuruesit e Besës tashmë e dinë fuqinë vokale e interpretative.

Artiste prej vitesh Besa vjen më e plotësuar se kurrë për një përfaqesim dinjitoz.