Pas paraqitjeve të dobëta në Play Off kundër Yllit në edicionin 2020/2021, Alban Veseli ka tradhtuar edhe një herë KB Rahovecin.
Përderisa mediat nacionale raportuan për një marrëveshje mes klubit nga “Mizahir Isma” dhe lojtarit që tashmë nuk është në moshën ideale për basketboll, ky i fundit ka arritur marrëveshje me Pejën.
Këtë e konfirmoi klubi verdhezi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Gjithsesi, ky hap nuk pritet ta zhbëjë organizimin e ditëve të fundit të KB Rahovecit, që ishte një nga më meritorët për atë që basketbolli kosovar nga 2018 e së këndejmi filloi organizimin.