Vazhdon edhe më tutje të jetë kryetemë në mediet italiane dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për vrasjen e një 26-vjeçareje shtatzënë, shitëse supermarketi, përcjell 07 Press.
I dyshuar raportohet të jetë Bujar Fandaj, 41-vjeçar.
Gjithnjë sipas medieve në Apenine, e ndjera në të kaluarën e kishte denoncuar të dyshuarin për përcjellje e shkrime në rrjete sociale.
Duhet thënë që viktima u gjet nga burri i saj, në momentin kur ky i fundit u kthye nga puna.