Gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar se pas një mosmarrëveshje një person kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy vëllezër.
Si pasojë e plagëve të marra, viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi.
I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti raportohet të ketë ndodhur në qytetin e FushëKosovës.