Gjatë ditës së sotme Partia Social Demokrate me në krye Dardan Molliqaj ka vizituar Nasim Haradinaj në shtëpinë e tij në Gllogjan pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Molliqaj ka thënë se Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite.
‘’Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam Nasim Haradinajn në shtëpinë e tij në Gllogjan. Krahas gëzimit për lirimin e tij, pas një mbajtje të padrejtë nga Dhomat e Specializuara, mbretëronte edhe hidhërimi tek të gjjthë për dënimin e padrejtë të Calit. Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite’’, ka thënë Molliqaj.
Më tutje Molliqaj thotë se për PSD-në të gjitha llojet e persekutimeve që po u bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë, përveç të papranueshme, janë edhe argument shtesë që kjo Gjykatë është e padrejtë, një etnike dhe raciste.
Lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet me formate të tilla gjyqësore, ka shtuar më tutje Molliqaj