Sipas Valon Sylës, analist politik, dy nga njerëzit që e kanë fajin kryesor pse nuk ka liberalizim të vizave deri tash për Kosovën, janë kryeministri Kurti dhe tash kryetari i Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi.
Në një postim në Facebook ai ka përmendur krekosjet e Kurtit se kinse qeveria e tij është meritore për heqjen e vizave.
Sipas Sylës, kjo është “rrenë”.
Postimi i plotë i Sylës:
Dy nga njerzit me fajtorë qe e lanë Kosovën pa liberalizim të vizave deri tash janë Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi…
Sot paska dalë Kurti dhe po rren pa ftyrë e ashiqare me deklaratë se Qeveria e tij është meritore për Liberalizimin e vizave nga 1 janari.
Fort të poshter jeni. Nuk po ju shiten mo.