Plaçkitja në këmbimoren në Prishtinë, dyshohet se janë grabitur 50 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në paraditen e sotme në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.

Pronari i kësaj këmbimore i ka thënë Klan Kosovës se janë grabitur rreth 50 mijë euro.

Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, theksoi se nën kërcënimin e armës është një grabitur një shumë parash

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka theksuar Ahmeti.