“Na pret një periudhë e vështirë, do të duhet të flasim, të vazhdojmë rrugëtimin tonë evropian.
Do të ketë negociata të vështira dhe lëshime jo të lehta edhe ndaj Prishtinës, por ne gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën dhe Metohinë si pjesë e territorit të Serbisë”, është një nga mesazhet e para të presidentit serb pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe deklarimit të fitores së listës së tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur mbrëmë para mediave, gati dy orë e gjysmë pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën sot.
Vuçiq është i sigurt se kryetar i Beogradit do të jetë sërish Aleksandar Shapiqi.