Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Kurti rezultat të fundvitit duhet ta kishte marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare.
Hoxhaj këtë deklaratë e bëri pas njoftimit të Kurtit se se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese.
“Çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se Kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sot bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës!”
Ai ka thënë se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm.
“Kjo tregon se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik. Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik!”