Sot do të mblidhet komisioni hetimor për rezervat shtetërore.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të ketë diskutim për buxhetin e Komisionit Komisionit si dhe rreth angazhimit të ekspertëve.