“Diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive”, Lajçak flet për bisedat me Bislimin e Petkoviqin

Si çdo fundjavë, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ofroi një pasqyrë gjithëpërfshirëse të zhvillimeve kryesore nga angazhimet diplomatike të javës.

Në këtë kontekst, Lajçak përmedi takimin në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq dh video-konferencën me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Në takimin me Pekoviqin, Lajçak bëri të ditur se fokusi i diskutimeve u përqëndrua në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të ndryshme të tjera në pritje.

“Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të ndryshme të tjera në pritje.” – tha ai.

Ndërsa me zëvendësministrin Bislimi, i dërguari special i BE-së për dialogun tha se u diskutuar “diskutuar një listë gjithëpërfshirëse e çështjeve të Dialogut.”

“Të mërkurën, u angazhova në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut.” – njoftoi Lajçak.

Postimi:

Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe obligime të ndryshme të tjera në pritje.

Të mërkurën, u angazhova në një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut.

Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme.

Përveç diskutimeve të mia dypalëshe, pata mundësinë të marr pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti Evropian i Paqes, ku ndava njohuri mbi përpjekjet e vazhdueshme për normalizim dhe diskutova raportin dhe rekomandimet e tyre të fundit.

I mirëprita përpjekjet e tyre të detajuara kërkimore dhe pres me padurim angazhimet e ardhshme.