Tre persona kanë vdekur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi janë goditur nga një veturë. Siç është raportuar tre viktimat kanë qenë duke e ndjekur një garë ilegale, kur njëra prej veturave garuese i ka goditur ata.
Tashmë janë arrestuar dy persona, të cilët janë ndaluar. Njëri prej të arrestuarve është Arlind Syla, ndërsa tjetri Irfan Hotin nga fshati Dejnë raporton indeksonline.
Të rinjtë që vdiqën janë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.