Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të merren veprime të menjëhershme dhe masa të ashpëra nga organet kompetente për rastin në fjalë.
“Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë”.
“Organizime dhe veprime të ngjajshme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpëra të ndërmiren menjëherë. Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen. Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë!”, ka thënë Kusari-Lila.