Mes të shtunës e së dielës, pak pas mesnate, ndodhi një aksident i rëndë në kilometrin e 15′ të në dalje të Autostradës “brahim Rugova”. Për pasojë aty mbetën të vdekur Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Në raportimin e policisë për rastin thuhet se këta tre persona, rreth të 20′ tave, janë goditur nga një veturë që kishte humbur kontrollin. Por, sipas raportimeve të mbrëmshme ata ishin duke e ndjekur një garë ilegale mes veturave në autostradë.
Skena e tmerrshme është incizuar, përfshirë momentin kur vetura duket se e humb kontrollin, zërin e frenimit dhe goditja e viktimave.
Pamjet e rënda janë publikuar mbrëmë. Po ashtu edhe fotografitë e tre rë rinjve. Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.
Cfarë thuhet në raportin e policisë?
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”