Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për aksidentin me vdekje në Prizren.
Në raport thuhet se gjatë ngasjes në autostradë një shofer ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur tre këmbësorë, të cilët kanë vdekur.
Përpos tyre, edhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime të cilët ajnë dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa hetimet po vazhdojnë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”