Votimi i serbëve të Kosovës në Serbi, pritje deri në 2 orë në kufi

Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare.

Për të votuar rreth preferencave të tyre politike atje janë nisur edhe dhjetëra serbë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritje në disa pika kufitare për shkak të zgjedhjeve që mbahen sot në Serbi.

Sipas njoftimit, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe Jarinje pritjet janë deri në dy orë, ndërsa në pikën kufitare në Merdare, pritjet janë 40 minuta.

FOTO: