Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur skandaloz buxhetin e shtetit për vitin 2024.
Haradinaj ka thënë se diskriminimi që kryeministri Kurti u ka bërë Komunave që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje, nuk ka ndodh as në kohën e Rankoviqit.
“Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”, ka thënë Haradinaj.
“Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që tya tërheq buxhetin sa nuk ka filluar padëgjueshmëria qytetare. Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare. Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!”, është shprehur Haradinaj.