Lirimi i Nasim Haradinajt, flasin familjarët: E kemi pritur me gëzim, deri tash s’ka pas drejtësi

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, është liruar nga Haga.

Për lirimin e tij kanë folur nga familja.

Sabri Haradinaj, tha për Klankosova.tv se e kanë pritur me gëzim të madh lirimin e Nasimit.

“E kemi pritur me gëzim të madh si familje. Drejtësia është vendosur në momentin e fundit. pasi deri më tani s’ka pasur drejtësi fare”, tha ai.

Lirimin e ish-numrit dy të veteranëve e kanë zyrtarizuar edhe Dhomat e Specializuara.

Por, aty paraqiten edhe disa kushte të lirimit.

LEXO EDHE:

Këto janë 10 kushtet që i janë vënë Haradinajt pas lirimit