Ramush Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-kryeministër dhe kryetar aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur si rrallë herë mbi jetën personale.
Në RTV Dukagjini, ai ka rrëfyer për dashurinë ndaj atdheut, periudhën e luftës, vrasjen e dy vëllezërve të tij nga forcat serbe, Luanit dhe Enverit, si dhe për angazhimet në politikë.
Haradinaj ka folur edhe për fëmijërinë e tij, duke treguar se ka qenë shumë energjik, social dhe i dashur me të tjerët.
“Duke qenë fëmija i madh, prindërit më kanë edukuar që me mbajt përgjegjësi, me u kujdesë për të tjerët. Ne në familje jemi qenë 10 fëmijë dhe kemi jetuar në bashkësi familjare me axhën. Prandaj, mu si i vogël kanë filluar që të më japin detyra. Por, kam mësuar shumë. Kam qenë shumë i dhënë pas sportit, veçanërisht sporteve luftarake”, ka thënë ai.
Dëgjojeni rrëfimin e plotë: