Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën për projektbuxhetin e vitit 2024 ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar ta ndryshojë situatën.
Sipas tij në dy vitet e fundit qeveria ka dështuar të bëjë investime të mëdha.
“Për vitin 2022 shpenzimi i buxhetit ka qenë veç 60 përqind për investime kapitale, kurse për vitin 2023 veç 35 përqind deri në shtator. 80 përqind e investimeve për rrugë, shkolla… nuk janë investuar për shkak të neglizhencës së qeverisë”, ka thënë Tahiri, njofton KlanKosova.tv.
“Mbi 1,700 projekte kapitale për vitin 2020 janë të pafilluara deri në shtator. Kabineti qeveritar është i paaftë për ta ushtruar mandatin kushtetues”.
Tahiri ka thënë se 83 përqind e projekte për vitin 2024 janë të bartura, kurse 17 përqind janë të reja. Ai duke iu drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje ka shtuar se ata janë më gjatë në pushtet sesa që AAK-ja ka qenë përgjatë dy mandateve.