Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka thënë se vetëm tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën e tyre.
Demi ka folur me emra dhe arsye se pse Rizvanolli, Peci e Haxhiu kanë arsyetuar pozitat e tyre ministrore në Qeveri.
Demi ka lakuar edhe emrat e ministrave që sipas tij duhet shkarkuar nga detyrat.
“Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre:
– Ministrja Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli;
– Ministrja e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu;
– Ministri i Bujqësisë, z.Faton Peci.
Të tre këta kanë qenë aktiv në aprovimin e legjislacionit e strategjive, inicimin e reformave në fushat e tyre, raportimin e rasteve korruptive, përmirësimin e skemave të subvencioneve, përkushtim më të madh kundër dhunës në familje, programe për efiçiencë të energjisë e energji të ripërtëritshme…
Ministrat që ish dashtë me u largu moti nga postet e tyre:
– Ministri i Financave, z.Hekuran Murati;
– Ministrja e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci;
– Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia;
– Ministrja e Tregtisë, znj.Rozeta Hajdari;
– Ministrja e Punëve të Jashtme, znj.Donika Gërvalla;
– Ministri i Ingrastrukturës, z.Liburn Aliu.
Këta ministra kanë dështu në reformin e skemave sociale, reformat në arsim e shëndetësi, rënie rekorde e investimeve kapitale, izolim ndërkombëtar e mungesë njohjesh, kaos në regjistrimin e buzneseve e mungesë totale e komunikimit mes sektorit publik dhe privat.
Ministrat që nuk e di çfarë bëjnë dhe për punën e të cilëve nuk kam naj vlerësim:
– Ministri i Kulturës, z.Hajrullah Çeku;
– Ministri i Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci;
– Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka;
– Ministri i Kthimit, z.Nenad Rashiç
– Ministri i Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.
– Ministri i Brendshëm, z.Xhelal Sveçla.
Por me një qeveri kaq të dështuar, fajin kryesorë e mbanë Kryeministri.