FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë stërvitje të përbashkëta, Maqedonci: Dy ushtri, një komb

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta.

“Fekeni 23” po zhvillohet në poligonin ushtarak në Biza.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

“Dy ushtri, një komb”, tha Maqedonci.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është të testoj kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni, dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, theksoi ai.