Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur tri skenarë që sipas tij mund të jenë kyç për një arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë intenzivisht me QUINT-in dhe serbët e veriut deri 1 shtator.
“Të dashur qytetarë, tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator”, ka thënë ai.
https://permbledhja.com/jemi-vigjilente-kurti-permend-prape-luften-nuk-mund-te-perjashtohet-si-mundesi/
Tutje, Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet t’ia dorëzojë agjendën e dialogut presidentit Biden dhe t’i ftojë liderët për një marrëveshje finale.
“Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë. Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës”, ka thënë ai.