Paneli i Gjykatës së Apelit dot të bëjë sot shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen kundër Sali Mustafës.
Aktgjykimi do të shqiptohet në orën 09:30.
Seanca do të jetë publike.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.
Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Mustafa u liria nga akuza për trajtim mizor.
Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Sali Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.
Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit.