Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e Korab Zeqir Gashit pasi është në arrati lidhur me plaçiktjen e argjendarisë në Suharekë më 22 nëntorit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ndaj të dyshuarit në fjalë është lëshuar edhe urdhër arresti nga organet e drejtësisë.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.
Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes
E-mail adresës elektronike: [email protected]