Pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë këtë fundvit.
Këtë të premte ekzekutohen pensionet e rregullta për ta, por shtesat e ndara nga Qeveria do të mund t’i marrin pak më vonë, tha ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme të Qeverisë,
“Marrë parasysh që pensionet e rregullta ekzekutohet këtë të premte, ne do ta kemi të pamundur që t’i ekzekutojmë edhe shtesat këtë javë, mirëpo gjatë ditëve në vijim do t’i njoftojmë pensionmarrësit edhe kur procedohet ekzekutimi i kësaj shtese”, tha ai.
Kurti tha paraprakisht, se shtesat për pensionmarrësit u vendos që të ndahen “me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme”.