Super-lajm për pensionistët: Qeveria pritet t’u ndajë shtesa për fundvit

Të gjithë pensionistët do të përfitojnë 100 euro shtesë për fundvit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në hyrje të mbledhjes së Qeverisë ka thënë se janë të përkushtuar për mirëqenie për shtresat e cenuara të shtetit, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se në mbështetje të pensionistëve do të marrin vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë këtë fundvit, përvec pensionit bazë që marrin.

“Pensionistët këtë fundvit, shtesën prej 100 eurove përveç pensionit mujor që e marrin”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se shtesa do të jetë e njëhershme.