Ilir Mirena e Viktor Buzhala kanë kaluar edhe në gjëra personale, teksa kanë diskutuar mbi ndarjen e investimeve kapitale në komunat e Kosovës.
Ilir Mirena insistonte se Viktor Buzhala nuk është gazetar, ndërsa Viktor Buzhala i tha atij se është njeri i PDK-së dhe i Hashim Thaçit.
Pjesë nga përplasja Mirena-Buzhala në T7.
Mirena: Ke punu gazetar.
Buzhala: Gazetar jam.
Mirena: Nuk je gazetetar se as nuk punon në media.
Buzhala: Punoj në media, e kam median time, thirret “Kosova ime”.
Mirena: Ku punon ti?
Buzhala: A je ti njeri i PDK-së këtu a çka je, ti je kanë zv.ministër. Qysh ke mujtë edhe gazetar edhe zv.ministër unë s’pe kuptoj. A je gazetar i PDK-së ti. Ti je njeri i Hashim Thaçit, ti i ke shërby me duar e me këmbë Hashim Thaçit.
Mirena: Mos u bë nervoz Viktor. Ti punon për një korporatë që i merr 2-3 mijë euro në muajt.
Mirena: Ti gazetar nuk je Vik.
Buzhala: Unë gazetar jam, ti je politikan. Ti je njeri i politikës, ti zyrtarisht je kanë në PDK. Je kanë njeri i Hashim Thaçit.
Mirena: Qe 15 vjet s’punon në media.
Buzhala: “Kosova ime” ka lexueshmëri më të madhe se “Periskopi”.