Arrestimi i Shalës, avokati: Dyshohet për pengim të drejtësisë – brenda 72 orëve duhet të dalë para gjykatës

Gjykata Speciale dje e ka arrestuar ish-komandantin e UÇK-së, Haxhi Shalën, ndërsa sot i njëjti është transferuar në Hagë.

Në lidhje me arsyen e arrestimit të Shalës, në një prononcim për Klankosova.tv, ka folur avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili tha se dyshimet kanë qenë për pengim të drejtësisë.

“Dyshimet kanë qenë për pengim të drejtësisë. Por, s’mund ta konfirmojë që ndalimi i djeshëm apo transferimi në Hagë ka të bëjë me këtë vepër penale. E gjithë bastisja ka qenë e paligjshme dhe arbitrare”, tha Smakiqi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Smakiqi bëri të ditur se Shala brenda 72 orëve duhet që të dalë përpara gjykatës, ku duhet të merret një vendim se çfarë mase e sigurisë do të vendoset ndaj tij.