Gjatë ditës së djeshme, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është ndaluar nga Gjykata Speciale.
Momentalisht Shala ndodhet në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.
Ai pritet që të dërgohet sot në Hagë.
Ndërsa lidhur me këtë rast ka folur vëllau I tij Avni Shala.Ai tha se Shala është arrestuar, por sipas tij, ai pritet që të ekstradohet.
“Forca të shumta të EULEX-it ka pas, por nuk kanë marrë asgjë, nuk është bastise hale kurgjo. Ka zgjatë 30 minuta. Nuk është lejuar që të komunikojmë më ta hiq, ia kanë marrë me telefon me krejtë. Kom fol me vëlla edhe djalë të vllait, ai për momentin është arrestuar, po flitet që kanë me ekstradu”, tha ai.
Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejme”, kanë thënë nga kjo zyrë në një përgjigje për lajmi.net.
Thekosjmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit