Ka vdekur avokati i Kadri Veselit, Andrew Strong.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh Avni Bytyçi, njëri prej ish-këshilltarëve të Veselit, përcjell 07 Press.
Bytyçi kujtoi një pjesë të angazhimit të Strong, duke thënë se ka qenë edhe avokat i Ramush Haradinajt në Hagë.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.
Faleminderir për të gjitha, vëlla!