Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhje.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë.
Polica gjithashtu thonë se në rast se dikush e sheh personin në fotografi të lajmërohet në numrin 192.
Njoftimi i Policisë:
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″.