Blerim Isufaj është rizgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale edhe për një mandat tjetër.
Emërimi i Isufajt për një mandat tjetër 4-vjeçar është miratuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Nga 10 anëtarë të KPK-së, nëntë kanë votuar pro, një kundër, rizgjedhjes së Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale.
“Këshilli me nëntë vota për zgjedh Blerim Isufajn Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale me mandat 4-vjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024”, tha kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku.